Trento, 20 Shkurt NOA - E verbuar nga inati dhe xhelozia, një grua 30-vjeçare në harkun e pak muajve i ka dërguar ish-bashkëshortit të saj e mijëra sms. Mesazhe të rënda, shpesh herë të shoqëruara me fyerje, të cilat i kanë kushtuar asaj një denoncim dhe fillimin e një procesi për ngacmime dhe kërcënime. Kjo ndodhi do të përballet në gjykatën e Trentos dhe sheh si protagoniste një çift rreth të dyzetave në qendër të një ndarje të zvarritur. Pas audiencës së parë gjyqtari ka vendosur të dëgjojë disa dëshmitarë të rinj.
r.b/NOA