English

Organizatorët: Në miting, 300 mijë shqiptarë

Tiranë, 20 Shkurt 2011 NOA/ Ervin Tirana i plotë – Forumi Rinor i Partisë Demokratike organizoi sot koncert festiv me rastin e 20-vjetorit të përmbysjes së regjimit totalitar, simbol i së cilit u bë rrëzimi i bustit të diktatorit Hoxha, më 20 shkurt të vitit 1991, nga qytetarët e Tiranës

Organizatorët thanë përmes një deklarate për media, se të pranishëm në mitingun festiv morën pjesë rreth 300 mijë vetë.

Koncerti festiv i organizuar nga FRPD është çelur nga Çiljeta Çilaga e cila dhe drejtoi spektaklin. Ajo ftoi të këndojnë para mijëra të pranishmëve, fillimisht këngëtaren Jonida Maliqi që shoqërohej nga Big Basta.

Pas tyre kanë kënduar pjesëtarët e grupit Tingulli 3 dhe menjëherë më pas e ka marrë fjalën Rajmonda Bulku, deputete e PD.

Deputetja Bulku tha se e djathta është e vetmja forcë që sjell ndryshimin në vend.

Ajo u shpreh se PD-ja ndryshe nga pjesa tjetër e politikës ka kujtesë dhe se mitingu festiv është një mënyrë për t’i thënë ndal demonstratave të dhunshme të PS-së.

“Ndryshimi ynë qëndron te kujtesa, ne jemi ndryshe nga vala me kujtesë të trembur

Jemi këtu port t’i thënë ndal demonstratës që vret ne bulevard”, tha ajo. Bulku shtoi se populli do paqe dhe mirëkuptim.

“Jemi së bashku se dimë të përfaqësojmë dhe të zgjedhim. Një forcë që i jep energji popullit të vet është burim i përhershëm i ndryshimit. Kjo forcë ka vetëm një emër, Sali Berisha”, tha Bulku.

Këtu vijuan ovacionet e të pranishmëve. Pas Rajmonda Bulkut që foli vetëm pak çaste, rinisi koncerti me këngëtarin Florian Mumajesi.

Pas tij, showgirl Çiljeta Çilaga ka ftuar këngëtaren e njohur Eranda Libohova e cila gjithashtu ka kënduar një këngë rinore.

Koncerti vijoi me këngëtaren Juliana Pasha ndërsa si interval mes dy këngëve ishte kujtesa e bërë nga Çiljeta Çilaga.

Me të nisur kënga, ajo u ndërpre dhe u njoftua se kishte mbërritur kryeministri Sali Berisha.

Kënga nuk vazhdoi më dhe në tribunë u ngjit Berisha.

Kryeministri Sali Berisha u shpreh në festën e 20 vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit, “se 20 vite më parë PD-ja shënoi fitoren më të madhe në historinë e kombit më rrëzimin e komunizmit më të egër në Evropë”.

Ai u shpreh se kjo është datë e shënuar ku duhet të kujtohen të gjithë të rinte dhe studentët që rrëzuan bustin.

“Jemi mbledhur sot në këtë shesh të festojmë së bashku një nga ngjarjet më të rëndësishëm në historinë e dinjitetit të qytetarëve shqiptarë, 20 shkurtin ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit dhe ditën kombëtare të kujtimit të viktimave të komunizmit. Gëzuar ditën e lirisë”, tha Berisha.

Ai u shpreh se kjo është dita e ngadhënjimit mbi shtypjen e egër dhe poshtërimit” ndaj së “keqes më të madhe që shqiptarët kanë njohur:

“20 shkurti, dita e ngadhënjimit të lirive dhe dinjitet njerëzor, mbi shtypjen e egër, poshtërimin e pamerituar, ngadhënjimi i shpresës dhe besimit mbi dëshpërimin e thellë, të shkuarën e hidhur, të keqen më të madhe, që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre kombëtare.

Më tej ai i ftoi të pranishmit për një minutë heshtje në shenjë respekti për të rënët e komunizmit.

Berisha përmendi në fjalimin e tij për rrëzimin e komunizmit ngjarjen e datës 21 janarit, duke theksuar se ajo u ideua nga pinjollët e ish-Bllokut komunist.

“20 vite pas përmbysjes së etërve, më 21 janar të 2011 bijtë e tyre do të ishin të vetmit në Europën e pas luftës që u rreshtuan me gurë, drurë dhe zjarr dhe kërkuan të përmbysnin qeverinë ligjime dhe dështuan”, tha Berisha, duke shtuar se “21 janari u mësoi juve se vota është më e fortë se çdo gurë se çdo armë”.

Kreu i qeverisë ka theksuar se ata që flasin në emër të popullit nuk njohin votën e lirë të popullit.

“Bllokmenët që përmbysëm 20 vite më parë, çdo ditë flitnin për popullin dhe në emër të tij. Sot pas 20 vitesh njëlloj si etërit pinjollët e tij flasin për popullin. Ata nuk e kuptojnë se kurrë se populli nuk ka folur kurrë me zërin e tyre. Populli flet dhe do të flas me votën e tyre të lirë”, tha Berisha.

Ai u shpreh se 8 maji është takimi i radhës me votën e lirë dhe mazhoranca do t’u jap përgjigjen e duhur gjithë bllokmenëve.

Kryeministri u shpreh ish-bllokmenët nuk do të munden kurrë ta marrin me dhunë pushtetin. “E provuat më 21 janar dhe mos provoni kurrë ta provoni më. Rendi nuk përmbyset me dhunë”, tha ai.

Më pas Berisha u afrua tek tubuesit dhe u takua me disa prej tyre kurse na tribuna, Çiljeta Çilaga ka kënduar një këngë të repertorit te saj, për t’ia lënë serish radhën këngëtares Juliana Pasha se cilës iu ndërpre kënga.

FJALA E PLOTE E Z. SALI BERISHA: Ata që s’marrin dot pushtetin

[media id=153 width=600 height=440]

KOMENTE