English

Parashikimi i motit për 21 Shkurt 2011

Tiranë, 21 Shkurt 2011 NOA - Masat ajrore te ngrohta dhe te lagështa do te mbeten prezent edhe gjate dites se hënë ku vranësirat dhe shirat do te jene dominuese ne te gjithë territorin shqiptar.

Oret e mesditës do te sjellin nje fuqizim te mëtejshëm te vranësirat duke bere qe shira me te dendur te kete ne zonat bregdetare si fillim e me pas ne te gjithe vendin.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb edhe gjate pjeses se dyte te dites do te mbetemi ne kushte te vranesirave dhe shirave te dendur ne Veri dhe qender ndersa ne jug te vendit shirat do te jene me intensitet te dobet.

Te njejtat kushte atmosferike do te na shoqerojne edhe gjate nates.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne vlerat e mengjesit ndersa mesdita do te sjelle 3 grade renie te temperaturave ne te gjithe territorin e vendit.

Era do të fryje mesatare ne toke dhe ne det me shpejtësi 35 km/h dhe drejtim Permanent Jugor ndersa dallgëzimi ne det te jete serish 3 balle.

Europa

Moti– E hënë, 21 shkurt 2011

Nje qender me presion te ulet atmosferik do te vendoset mbi gadishullin e Ballkanit duke sjelle destabilitet te kushteve atmosferike ne te gjithe Ballkanin.

Vranesirat dhe reshjet e shiut dhe te debores do te jene gjate gjithe dites.

Po ashtu ne kushte te paqenderueshme atmosferike do te jete Europa Perëndimore ku problematike situata do te jete ne Ishujt Britanike dhe ne France pasi reshjet do te shoqerohen me stuhi te forta te ere. Gjithashtu vendet Balltike do te dominohen nga vranesira dhe reshje shiu e debore por ne sasi me te pakta. E gjithe pjesa tjeter e kontinentit Europian do te karakterizohet nga masa ajrore te qendrueshme Ku moti i kthjellet do te jete dominues, edhe pse here pas-here do te kete vranesira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

E hënë, 21 shkurt 2011

Ballkani alarmon per reshje shiu e debore si edhe shkarkesa me rrufe;

Greqia do te rrezikohet nga rrebesh shiu dhe stuhi te forta ere;

Spanja do te rrezikohet nga era e forte dhe dallgezimi i larte ne det.

e.t/NOA

KOMENTE