Tiranë, 20 shkurt, NOA – Gazetat kanë si argument kryesor në numrat e sotme zhvillimet politike në vend. Mitingu i Partisë Demokratike për 20 vjetorin e rënies së monumentit të ish-diktatorit dhe vendimi i PS-së për zgjedhjet janë pasqyruar gjerësisht në gazetat e sotme.
Ndërkohë që një hapësirë të konsiderueshme në faqen e parë gjen dhe debati në lidhje me regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës së sotme mitingun festiv të Partisë Demokratike. “20 shkurt, 1991-2011, nga diktatura e proletariatit, tek diktatura e korrupsioni”, është titulli kryeso i kësaj gazete. Ndërkohë që po në këtë argument jepet dhe lajmi i orës së fundit; “Shpërndahen në Tiranë trakte kundër mitingut të PD”.
Vijojnë disa titujt të tjerë të kësaj gazete; “Xhufi: Regjistrimi, Berisha po tradhton dhe po shet Shqipërinë për pushtet, si Esat Toptani”, “Festivali i filmit në Berlin, tre trofe për Shqipërinë”.
E përditshmja “Panorama” hapet me titullin kryesor “Ndryshimi i kombësisë, ja shkeljet në gjykata”, i cili flet për vendimet arbitrare që kanë marrë disa prej gjykatave në lidhje me këtë proces.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Dosjet sekrete të STAS për Shqipërinë e viteve 1980, si fshiheshin terroristët tek shoqatat e miqësisë”, ’21 janari në burg mbeten vetëm 3 demonstrues dhe 4 gardistë”, “Fillojnë targat e reja, ja kush duhet t’i bëjë përsëri”, “Thaçi firmos me Pacolli, si ndahen postet ne qeveri”.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor, “Qeveria tërhiqet nga regjistrimi” i cili flet për një vendim të qeverisë në lidhje me regjistrimin e popullsisë.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Krimet në Tiranë, policia prangos 16 persona”, “Omer Stringa: Në politikë mungon morali”, “Prokuroria, asnjë provë për urdhrat vrasës të 21 janarit”, “Rikthehen polemikat e PS me LSI”, “Moisiu: Të rishikohet ligji për gjendjen civile”.
Gazeta Shqiptare hapet me titull kryesor, “PS tërhiqet nga zgjedhjet, votimet e parakohshme, deputetët sqarojnë fjalët e Ramës”, i cili flet për vendimin e selisë rozë për të marrë pejsë në zgjedhje.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Martiri i demokracisë, mami i tha të mos dilte nga shtëpia”, “Linja e trafikut Kosovë-Zvicër, pranga të shtatit në Shqipëri”, “Investitori: Nafta, ju se keni idenë se çfarë dispononi”, “Bienalja, filmi për gjakmarrjen çmim special”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “SHBA: Papjekuri e opozitës ajo që po ndodh në Shqipëri”, i cili flet për deklaratën e djeshme të kongresmenit amerikan.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Shembja e diktaturës dy dekada më pas”, “Filmi Falja e Gjakut rrëmben “Ariun e Argjendtë”, “’Njerëz të humbur’ kërkime në në Spanjë, Itali dhe Kroaci”, “Eurodeputeti: Zgjedhjet e 8 majit, hyrja e PS, lajm i mirë”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e DIEL, 20 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
a.k/NOA