English

Policia flet për shpërthimin në Lezhë

Lezhë, 20 shkurt 2011, NOA – Shpërthimi i një makine që ndodhi sot në mbrëmje në qytetin e Lezhës ishte i qëllimshëm dhe autorët e krimit po kërkohen, raporton korrespondenti i agjencisë NOA duke cituar burime zyrtare policore.

Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 20.15, në lagjen “Gurra”, të qytetit Lezhë kur persona te paidentifikuar kane vene nje sasi lende plasëse ne autoveturën tip Benz C klas me targa LE 6593 A, ne pronësi te 40-vjeçarit Klajdi Gjergji, banues në lagjen ku ndodhi shpërthimi. Pronari i mjetit, e kishte parkuar atë në afërsi te banesës së tij.

Nga shpërthimi i lendes plasëse është dëmtuar mjeti, ndërsa dëme ne njerëz nuk ka patur.

Ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta policie. Zyrtarisht policia tha se po punohet ne dy pista, janë shoqëruar tre persona. po punohet për identifikimin e autorëve dhe për përcaktimin e lendes plasëse.

e.t/NOA

KOMENTE