English

Pritja e binjakëve, shkund muret e shtëpisë së Mariah Carey

E diel, 29 shkurt 2011, NOA- Mariah Carey dhe Nick Cannon të cilët janë në pritje të dy binjakëve, po bëjnë ndryshime rrënjësore për të pritur fëmijët e tyre. “Mariah dhe Nick e kanë shndërruar një pjesë të madhe të shtëpisë së tyre në Beverly Hills në një ambient luksoz për fëmijët e tyre. Ata kanë instaluar një sistem të avancuar muzikor dhe secili prej fëmijëve pritet të ketë një iPod të dekoruar me diamante, ashtu si televizorë 3D”, deklaron një mik i afërt i çiftit. Këngëtarja me famë botërore, e cila është shtatzënë dhe pret binjakë, së bashku me bashkëshortin e saj Nick Cannon po bëjnë të pamundurën për krijimin e një ambienti sa më të këndshëm dhe të ngrohtë për fëmijët e tyre. Carey pritet të sjellë në jetë fëmijët e saj të parë. a.y/NOA

KOMENTE