English

Rod Stewart, baba për të tetën herë

SHBA, 20 Shkurt NOA - Rod Stewart është bërë baba për të 8 herë. Këngëtari i “Vagabond Heart”, 66-vjeç dhe bashkëshortja e tij 39-vjeçare Penny Lancaster janë shprehur tepër krenarë” dhe të lumtur në njoftimin e këtij lajmi të shumëpritur. Lajmi është zyrtarizuar nga “Mail on Sunday”.

Çifti, që është martuar pranë Portofinos në 2007 (qendrorin bashkë prej 10 vitesh) dhe ka një fëmijë tashmë 5-vjeçar, Alastair, iu desh t’i nënshtrohej tre cikleve të farëzimit artificial para se Penny të mbetej shtatzënë. Modelja dhe fotografja ka njoftuar se është në pritje të fëmijës që në muajin gusht. Aiden lindi gjatë ditës së mërkurë dhe peshonte 3 kilogramë e 22 gramë.

Lancaster është bashkëshortja e tretë e “Rod the mod”. Nga martesa e parë me Alana Stewart, rockstar-i ka dy fëmijë, Kimberley, 30 vjeç dhe Sean 29. Nga ish e fejuara Kelly Emberg ka pasur Ruby, 23 vjeç dhe nga ish-gruaja Rachel Hunter, Renee, 18 vjeç dhe Liam 15.

r.b/NOA

KOMENTE