SHBA, 20 Shkurt NOA - Studime të fundit kanë treguar një lidhje të ngushtë mes lumturisë apo qetësisë me moshën dhe kjo në lidhje dhe me gjendje të tjera shpirtërore. Ajo çka ka kryer Arthur A. Stone, profesor i psikiatrisë në “Stony Brook University” në Nju Jork, është matja e jetesës së mirë psikologjike në 340 mijë persona: është e vërtetë se në rini jemi tepër të gëzuar, por diçka e tillë është më se e vërtetë dhe rreth të pesëdhjetave. Kështu në rast se jeni të dëshpëruar, në depresion ose e thënë ndryshe jashtë forme, mos u shqetësoni se në një moment do të jeni shumë më të lumtur se më parë, pasi gjatë rritjes, njeriu pëson majën e kësaj gjendje. Kështu, me sa duket lumturia arrin nivelet më të larta në periudhën e pensionit.
r.b/NOA