Lezhë, 20 shkurt 2011, NOA- Një makinë ka përfunduar e shkrumbuar si pasojë e një sasie eksplozivi të vendosur në të.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lezhës në lagjen e njohur me emrin “Gurra”, ku si pasojë e këtij shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por autovetura ësht përfshirë e gjitha nga flakët, duke përfunduar e shkrumbuar.
Nga të dhënat paraprake nuk bëhen të ditura arsyet e këtij shpërthimi dhe as identiteti i pronarit të mjetit të shpërthyer.
Ndërkaq efektivat e policisë janë vëne menjëherë në vendngjarje për të sqaruar deh zbardhur ngjarjen.
a.y/NOA
Policia flet për shpërthimin në Lezhë