English

Aksion ndaj tregtarëve të celularëve në Tiranë

Tiranë, 21 shkurt, NOA – Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion kundër tregtarëve të paligjshëm të telefonave celularë. Dy ditë më parë, Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik Financiar kanë ndalur shtatë persona që shisnin telefona celularë në afërsi të Muzeut Kombëtar në qendër të kryeqytetit.

Për shkak se vepra për të cilën ata janë duke u hetuar në gjendje të lirë, nuk është e rëndë, policia ka publikuar vetëm inicialet e emrave të tyre dhe moshën.

Shtatë personat e shoqëruar janë; F.S, 33 vjeç, E.M, 17 vjeç, A.T, 34 vjeç, L.Xh, 33 vjeç, Z.S, 46 vjeç, F. A, 33 vjeç, B.D, 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Ata u shoqëruan në polici ku dhanë dhe sqarimet përkatëse. Ndalimi i tyre u bë pasi tragëtimi i celularëve bëhej në mënyrë të kundraligjshme dhe duke mos qenë të liçencuar për ushtrimin e aktivitetit.

Policia u ka sekuestruar gjithë aparatet celularë të markave të ndryshme, të cilat ju kaluan për kompetencë të mëtejshme strukturës së Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore.

a.k.NOA

KOMENTE