English

Berisha: Dje nisëm fushatën elektorale

Tiranë, 21 shkurt, NOA – “Te mitingu i djeshëm ne kemi modelin e fillimit të fushatës elektorale”. Kjo është deklarata që ka bërë sot kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.

Ai u shpreh se de fakto fushata ka nisur dhe ka kërkuar nga deputetët angazhimin në gjithë zonat e tyre për përzgjedhjen e kandidatëve. Ai tha “se duhet të fillohet menjëherë nga puna”, duke e cilësuar situatën si të shkëlqyer.

Ai tha se në këto zgjedhje shkohet me bilanc pozitiv.

“Tirana pas gurëve të mercenare kishte nevojë të paraqiste vlerat e saj në një manifestim. Le ta konsiderojmë këtë fillimin e fushatës elektorale, de fakto, de juro do ët jetë më datën 22. Kjo festë është fillimi më i bukur i një fushate elektorale të qytetëruar, i një fushate ndër më të bukurat që shqiptarët kanë njohur”, tha kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD.

a.k/NOA

KOMENTE