Prishtinë, 21 shkurt, NOA – Përballë kandidatit të mazhorancës kosovare për kreun e ri të shtetit, Bexhet Pacollit, opozita ka vendosur si kandidat Adem Demaçin.
Akademiku i njohur, në këtë mënyrë, prezantohet si një përballje serioze dhe goxha e fortë për kreun e Aleancës Kosova e Re.
Marrëveshja për kandidimin e Demaçit, mësohet se është arritur të dielën në mes të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Vetëvendosjes, ndërsa mendohet se ai gëzon edhe përkrahjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
n.e/NOA