Libi, 21 shkurt, NOA - Protestat në Libi, u stimuluan nga jashtë. Kështu ka deklaruar në një dalje të tij publike, djali i presidentit libanez Gadaffi, Saif al Islam.
Sipas tij, parlamenti do të mblidhet këtë të hënë për të diskutuar një varg ndryshimesh dhe shumë shpejt do të nisë zbatimi i reformave në vend.
Nga ana tjetër, ai akuzoi mediat për një raportim jo të saktë të situatës në Libi, ndërkohë që raportohet se numri i viktimave ka arritur në më shume se 200. Ndërkaq, protestat janë përhapur dhe në qytete të tjera të vendit ku janë regjistruar dhe viktima si pasojë e dhunës. n.e/NOA