English

Ekstradohet pas 10 vitesh vrasësi nga Shkodra

Shkodër, 21 shkurt, NOA – Autori i një vrasje të kryer 10 vite më parë në qytetin e Shkodrës është ekstraduar dje nga Italia për të kryer dënimin në Shqipëri. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se personi është sjellë në Shqipëri nga Interpoli është Gëzim Muji, 41 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, të qytetit të Shkodrës.

Muji është autori i vrasjes së qytetarit V. Mujaxhi, më datën 22 qershor 2001, në lagjen “Partizani” në Shkodër.

Pas vrasjes ai ka arritur t’i shpëtojë policisë dhe të largohet në Itali. Ndërkohë që në vitin 2008, Gjykata e Rrethit Shkodër me vendimin datë 25.04.2008, ka vendosur për të masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Muji, u arrestua në 19 janar të këtij viti në Itali dhe vetëm dje u bë ekstradimi i tij nga Interpol Tirana për të vuajtur dënimin në vend.

a.k/NOA

KOMENTE