English

Goditet me thikë në shtyllën kurrizore 16-vjeçari

Tiranë, 21 shkurt, NOA – Një sherr me pasoja të rënda ka ndodhur mes dy 16- vjeçarëve dje në Kodër Kamëz të Tiranës. Adoleshenti me inicialet R.Ç, banues në Valias ka goditur me thikë në shtyllën kurrizore, bashkëmoshatarin e tij me inicialet F.T.

Sherri me dy të rinjve ka ndodhur pas një zënkë të çastit, e cila më pas ka degjeneruar edhe në përdorimin e thikës.

R.Ç e ka goditur disa herë bashkëmoshatarin e tij, por duket se goditja më serioze, e cila mund të ketë pasoja të rënda, është ajo në shtyllën kurrizore.

Policia bën të ditur se adoleshenti, F.T është në gjendje të rëndë dhe është shtruar në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Ndërkohë që efektivat e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.5 Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë të R.Ç, 16 vjeç.

a.k/NOA

KOMENTE