Tiranë, 21 shkurt, NOA – Tre adoleshentë prej kohësh kishin vënë në shënjestër të grabitjeve varrezat e Sharrës në Tiranë. Duke hyrë fshehurazi në parcelë ata grabisnin nga varret vazot prej bronzi dhe metale të tjera. Më pas materialet e marra nga varret shiteshin në pikat e grumbullimit të hekurit dhe materialeve të tjera, për një sasi të konsiderueshme lekës.
Policia e Tiranë ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë tre adoleshentët që kryenin vjedhje dhe dhunimin e varrezave. Sipas policisë minorenet e arrestuar janë; E.D, 16 vjeç, banues në Kombinat Tiranë dhe E.M, 16 vjeç dhe S.Xh, 16 vjeç, të dy banues në Tiranë,
Sipas policisë arrestimi i krye u krye sepse dje në mesditë janë kapur në flagrancë duke vjedhur vazo bronzi, në varrezat Sharrë Tiranë.
Policia sqaron marrja në pyetje dhe ndalimi i tre minoreneve është bërë në prani të psikologut dhe avokatit.
a.k/NOA