English

Grinden për çështje pronësie, godet në kokë bashkëfshatarin

Mirditë, 21 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Mirditës kanë arrestuar në flagrancë

47-vjeçarin Dod Frroku, lindur në Kaçinarë dhe banues në fshatin Fushë-Milot të Kurbinit.

Arrestimi i tij u bë për arsye se ka goditur me mjete të forta në kokë 43-vjeçarin me inicialet A.H, bashkëfshatar i tij, pas një konflikti të çastit që kanë patur për shkaqe pronësie.

Materialet iu referuan prokurorisë së Kurbinit, për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Dod Frroku.

n.e/NOA

KOMENTE