English

I bënte shantazh mjekut për vizitat, arrestohet 15-vjeçari

Korçë, 21 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Korçës kanë arrestuar në flagrancë 15-vjeçarin me inicialet P.Th., banues i këtij qyteti.

Kjo pasi në klinikën private të Korçës, e cila është pronë e 58-vjeçarit me inicialet P.J., ky person ka sjellë disa letra kërcënuese, në të cilat kërkohej një sasi lekësh e papërcaktuar, në lidhje me konsultat mjekësore të bëra prej tij.

Vepra penale e konsumuar është ajo e “Vjedhjes me anë të mashtrimit” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

Kurse materialet i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE