English

Kapet në Durrës maqedonasi i shpallur në kërkim

Durrës, 21 shkurt, NOA – Një qytetar maqedonas është arrestuar dje në Portin e Durrësit, pasi akuzohet për një sërë veprash penale në Maqedoni. Personi i arrestuar është Nadi Alimi, 32 vjeç, banues në Tetovë të Maqedonisë.

Ndalimi i tij është bërë dje rreth orës 6:50 nga strukturat e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës.

Alimi kishte tentuar paraditen e djeshme që të hynte në Doganën e Durrësit, pasi zbriti nga një traget që vinte nga Italia.

Pas kontrollit policia vuri re se emri i Alimit ishte në listën e personave që janë në kërkim ndërkombëtar. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli i Maqedonisë më datë 03.07.2009. Pas arrestimit pritet dhe ekstradimi i tij drejt Maqedonisë.

a.k/NOA

KOMENTE