English

KQZ: Vende vakante për 66 komisionerët e PS

Tiranë, 21 shkurt, NOA – Mos paraqitja e emrave të anëtareve të komisioneve Zonale Zgjedhore nga ana e Partisë Socialiste dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka bërë që KQZ-ja të shpall sot njoftimin publik për plotësimin e këtyre vendeve me anëtarë të tjerë.

Sipas vendimit të KQZ-së do të bëhen njoftime në tre gazetat më të mëdha në vend ku do sqarohet se duhen komisionerë zgjedhor për 66 vendet e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Përfaqësuesit e opozitës nuk kanë qenë të pranishëm në seancën e sotme të KQZ-së e cila miratoi "66 projekt vendimet për plotësimin e vendeve vakante në KZAZ, për zgjedhjet vendore të 8 majit".

PS dhe PBDNJ kishin sot afatin e fundit për të dorëzuar emrat e komsionerëve që do të administrojnë procesin zgjedhor në nivel lokal.

Kreu i KQZ-së, Arben Ristani tha gjatë mbledhjes së kjo është një shkelje kushtetuese dhe se institucioni që ai drejton duhet të zbatojë ligjin për zhvillimin e zgjedhjeve, duke kërkuar forma të tjera përfaqësimi në komisione.

a.k/NOA

KOMENTE