Prishtinë, 21 shkurt, NOA – Jakup Krasniqi sapo është zgjedhur si kryeparlamentari i ri i Kosovës, nga shumica e deputetëve të pranishëm në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës, dalë nga zgjedhjet e 12 Dhjetorit.
Në këtë mënyrë, Krasniqi është rikonfirmuar në këtë detyrë, në një kohë që ai deri tani ka mbajtur për disa kohë edhe postin e presidentit, pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut.
Ai ishte pjesëtar aktiv i LDK-së në Drenas e më vonë edhe anëtar i kryesisë së LDK-së. Angazhohet aktivisht në ndërtimin e strukturave të UÇK-së dhe zëdhënës i saj në kohën e luftës.
Anëtar i delegacionit shqiptar në Rambuje të Francës, ai ishte edhe ministër në qeverinë e parë të Kosovës, për Shërbimet Publike.
Në zgjedhjet e lira pas pushtimit më 1992-1998 deputet në parlamentin e Kosovës.
Tani është sekretar i përgjithshëm i PDK-së, kryetar i grupit parlamentar të PDK-së në parlamentin e Kosovës dhe anëtar i grupi politik strategjik për negociata.
Në seancën e parlamentit të ri të Kosovës më 9 janar 2008, dalë nga votimet e 17 nëntorit 2007, Jakup Krasniqi zgjidhet kryetar i Parlamentit të Kosovës.
n.e/NOA