Prishtinë, 21 shkurt, NOA – Kuvendi i Republikës së Kosovës, mblidhet sot në seancën e tij të parë plenare pas zgjedhjeve të para parlamentare në pavarësi.
Kjo do të jetë në të njëjtën kohë edhe seanca konstituive, ku do deputetët do të bëjnë betimin dhe njëkohësisht, do të zgjedhin edhe strukturat e reja drejtuese të tij, si kryetarin dhe e pesë nënkryetarët.
Ndërsa në një nga seancat e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, është parashikuar që të zgjidhet edhe Presidenti dhe qeveria e re e Kosovës. Nga ana e saj, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në parlamentin e ri përfaqësohet me 34 deputetë, Aleanca Kosova e Re (AKR) me 8 deputetë, Partia e Pavarur Liberale (SLS) me 8 deputetë, Grupin Gjashtë Plus – minoritetet me 12 deputetë, Lista Ibrahim Rugova me 1 deputet etj.
n.e/NOA