English

Miratohen në parim përmirësimet në pr/ligjin për riintegrimin e të kthyerve

Tiranë, 21 shkurt 2011, NOA – Komisioni Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miratoi sot në parim projektligjin me ndryshime e përmirësime “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive punësimi”. Qëllimi i ndryshimeve në këtë projektligj është plotësimi i mungesave ligjore dhe sidomos përmirësimi i ofrimit të shërbimeve të riintegrimit për shtetasit shqiptarë të kthyer në vend.

Ndryshimet e propozuara vijnë si detyrim ligjor nga masa nr. 1 e Strategjisë për Riintegrimin e Shtetasve Shqiptare të Kthyer 2010-2015 dhe planit të saj të veprimit.

Ato kanë për qëllim gjithashtu edhe krijimin e një banke të dhënash për ruajtjen e informacioneve të shtetasve shqiptarë të kthyer dhe të regjistruar pranë sporteleve të migracionit.

Sikundër bëhet me dije këto sportele në nivel vendor do të jenë pikat kyçe për të vlerësuar nevojat e personave të kthyer, si dhe për t'u dhënë atyre informacionin e nevojshëm, duke i drejtuar ata në institucionet që u japin shërbimet përkatëse.

Pas miratimit në parim, Komisioni Parlamentar për Punën e Çështjet Sociale vendosi që projektligjin në fjalë ta shqyrtojë nen për nen në mbledhjet e ardhshme.

mit/NOA

KOMENTE