English

Ndëshkimi hyjnor, 180 qytete amerikane do përmbyten në fillim të 2100

Nju Jork, 21 Shkurt NOA- 180 qytete të SHBA-së rrezikojnë të përmbyten në vitin 2100. Alarmi, i cili tingëllon më shumë si një ndëshkim hyjnor, vjen nga një studim mbi efektet e ndryshimit të klimës.

Sipas revistës shkencore “Climate Change Letters” shkaqet e katastrofës janë aktivitetet prodhuese të njeriut, duke përfshirë përdorimin e lëndëve djegëse fosile, të cilat do të ngrenë temperaturën më shumë se 4 gradë celsius gjatë këtij shekulli.

Ndër qytetet më të rrezikuara janë: Miami, New Orleans dhe Virginia Beach, ndërsa Nju Jorku dhe San Francisko mund të pësojnë dëme të vogla. Zona që shqetëson shkencëtarët është Gjiri i Meksikës dhe bregdeti i Atlantikut jugor - një zonë midis Virginia Beach (Virginia) dhe Miami (Florida), - ku niveli i ujit mund të rritet edhe një metër.

"Miami duhet të shqetësohet jo vetëm për zonën bregdetare të tij. I gjithë qyteti është në rrezik, pasi ai është relativisht i sheshtë’, paralajmëroi një nga shkencëtarët.

a.e./NOA

KOMENTE