English

Një profesor kimie vdes nga gripi i derrit

Prishtinë, 21 Shkurt 2011 NOA – Një profesor kimie gjeti vdekjen pasi rezultoi i prekur nga virusi i rrezikshëm A/H1N1 i njohur edhe si gripi i derrit.

Enver Mazreku, 40 vjeç, profesor i kimisë, drejtor i shkollës fillore në fshatin Opterushë dhe anëtar i Kryesisë së degës në LDK në Rahovec, ka ndërruar jetë natën duke gdhirë dita e sotme, në Klinikën Infektive të QKUK në Prishtinë, i thanë agjencisë NOA burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata thanë se i ndjeri Mazreku ishte prekur nga virusi A/H1N1 dhe për dy javë qëndroi i shtruar në QKUK.

Megjithë përpjekjet e mjekëve të Klinikës Infektive, ai nuk arriti të jetojë duke lënë në dhimbje, bashkëshorten dhe tre fëmijë.

Ky ishte rasti i tretë këtë vit i personave që gjejnë vdekjen nga gripi i derrit në Kosovë.

a.b/NOA

KOMENTE