English

OST: Nesër, ndërprerje energjie natën në Tiranë

Tiranë, 21 shkurt, NOA – Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), ka lajmëruar me anë të një njoftimi ndërprerjen e energjisë elektrike natën e nesërme në Tiranë.

Kështu, OST bën me dije se për arsye të punimeve që kjo kompani do të kryejë në linjën 110 kv në qendër të Tiranës, është e nevojshme të bëhet stakimi i linjes 110 Kv ditën e martë, nga ora 24 deri në orën 01.00 të datës 23 shkurt.

Nga kjo ndërprerje, bëhet me dije se preket vetëm qendra e Tiranës për maksimum 1 orë dhe kjo mund të bëhet pas mesnatës, kur ngarkesa bie në vlera minimale.

Në këtë mënyrë, i jepet mundësia CEZ-it që të bëjë furnizimin e abonentëve nga drejtime të tjera.

n.e/NOA

KOMENTE