Tiranë, 21 shkurt, NOA - Gazetat shqiptare flasin për çështjen e vendeve të mbetura bosh në konstituimin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, si edhe deklaratat e bëra dje në koncertin festiv për 20 shkurtin, nga kryeministri Berisha.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Brenda dy muajsh/ Njëherë grek dhe njëherë shqiptar”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete një rast konkret mbi abuzimet që bëhen në gjykata mbi regjistrimin e popullatës.
“Regjistrimi i popullsisë në këtë formë, një goditje që i bëhet kombit shqiptar” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë, referuar reagimit të ish-presidentit lidhur me këtë çështje.
Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Pullat e akcizës, si do rritet çmimi i duhanit dhe alkoolit”.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Pas pezullimit/ Qeveria udhëzim të ri për pensionet e ushtarakëve”, i cili flet për vendimin e marrë nga qeveria për këtë kategori.
“Islami: PS mund të humbë edhe Tiranën me vonesat në kërkesat për zgjedhje të parakohshme”, është një tjetër artikull i gazetës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Hipoteka: Do verifikohen 28810 prona tek Liqeni”; “Raportet e STAT-it: Kur punonim për të bërë spiunë albanologët”; “Rama në familjen e Nikajt: Do jem në vend të tij” etj.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Bonot e ministrit shqiptar/ FBI hetime në Itali për 20 mld dollarët falsë”, i cili citon skandalin e fundit financiar në Itali, ku është përfshirë dhe një ministër shqiptar.
“Mitingu i 20 Shkurtit, PD: Kushtoi 2 milionë lekë, ishin 300 mijë vetë” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar koncertit festiv dje te sheshi “Nënë Tereza”.
Kurse “Nafta u rrit 23 përqind brenda një viti, na e kalon vetëm Greqia” flet për çmimet në rritje të hidrokarbureve.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “sot vendoset fati i zgjedhjeve”, i cili tregon sesi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot çështjen e vendeve të mbetura bosh në konstituimin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor.
“Frika nga grabitjet, bankat ndryshojnë rregullat e sigurisë” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Rikthehet dosja Bleona, prokuroria therrët prindërit”, “Tafaj me maturantët: Këshillohuni me pedagogët” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Berisha: 8 Maji, festa e votës së lirë”, i cili pasqyron fjalimin e paraqitur dje nga kryeministri në koncertiv festiv për 20 shkurtin.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “300 mijë shqiptarë në shesh kundër dhunës”.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Filloi regjistrimi te liqeni Artificial, dokumentat që duhen”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 21 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.