Korçë, 21 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Korçës kanë nisur procedimin penal ndaj tre të rinjve nga ky qytet, pasi kanë plagosur me thika dy të tjerë.
Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se të ndaluarit janë përkatësisht 17-vjeçari me inicialet G.S., 20-vjeçari Markeljan.S. dhe 30-vjeçari Nertil.S.; që të tre banues në Korçë.
Kjo pasi këta persona, pas një konflikti për motive të dobtëa, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë dhe mjete të forta 19-vjeçarin me inicialet B.M. dhe 38-vjeçarin me inicialet K.C.
Duke konsumuar kështu veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.
Të dëmtuarit pas ndihmës mjekësore të marrë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe nga ana e policisë po punohet për kapjen e autorëve.
n.e/NOA