English

Ronaldo mbante veshur pelena në ndeshjet e Brazilit

Brazil, 21 Shkurt NOA - Ronaldo, gjatë periudhës në të cilën merrte pjesë në përfaqësuesen e Brazilit, ishte i detyruar të përdorte pelena. Lajmi është bërë i ditur nga shtypi brazilian nëpërmjet deklaratës së Vanderlei Luxemburgo, që sot është në drejtim të Flamengo dhe në vitin 1999 ishte tekniku i Brazilit.

“Ishte një eksperiencë e këndshme, nuk mund ta tregoj – tha Luxemburgo për gazetarët brazilian – në Kupën Amerikane, Ronaldo ishte mbipeshë dhe o përpiqeshim që ai të humbiste kilet e tepërta në çdo lloj mënyre. Mjeku i këshilloi një farmaceutik për tu dobësuar, i cili quhet Xenical, por rrit ndjeshëm evakuacionin”.

“Në këtë mënyrë për të evituar incidentet, Ronie ishte i detyruar të përdorte në fushën e lojës pelena dhe për këtë fakt mund të them se ndihej tepër i sikletosur”, - përfundoi ai.

r.b/NOA

KOMENTE