Durrës, 21 shkurt, NOA – Dy persona janë arrestuar dje nga Policia e Durrësit pasi kanë goditur dhe fyer një punonjës të policisë. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Durrës raporton se dy personat e arrestuar janë Xhovalin Gega, 39 vjeç, banues në Durrës dhe Astrit Skaca, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre është bërë menjëherë pas ngjarjes që ka ndodhur në një prej rrugëve kryesore të qytetit.
Bashkë me dy personat ka qenë dhe një qytetari me inicialet P.M., 50 vjeç,
banues në Delvinë.
Ndaj P.M ka nisur ndjekja penale në gjendje të lirë, pasi ai nuk është përfshirë direkt në sherrin me policin. Incidenti mes personave dhe punonjësit të policisë ka ndodhur rreth orës 23.00 të datës 19 shkurt.
a.k/NOA