English

SHBA: Qeveritë arabe, të plotësojnë kërkesat e popujve

Uashington, 21 shkurt, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë drejtuar një apel të gjitha vendeve të Lindjes së Mesme që janë përfshirë në protesta, të dëgjojnë kërkesat e popujve që kanë dalë në rrugë.

Kështu, Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje qeverive të vendeve arable t’u përgjigjen thirrjeve për ndryshime, në vend që t’i shtypin ato.

"Ne po e inkurajojmë Bahreinin dhe qeveri të tjera në rajon të pranojnë dhe të veprojnë në bazë të dëshirës së popujve të tyre për ndryshime dhe reforma. Kërkesat e popujve duhet të respektohen dhe qeveritë duhet të udhëheqin në këtë drejtim”, ka deklaruar lidhur me një fakt të tillë, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Susan Rajs.

Duke shtuar se duhet të ketë patjetër një proces reformash dhe se kushte të caktuara "Mesazhi amerikan është i njëjtë: jo dhunë. Respektoni të drejtat universale të popullit për t’u grumbulluar, për të protestuar, për të folur, për të formuar organizata politike dhe ecni përpara me reforma”, theksoi ajo.

n.e/NOA

KOMENTE