Lezhë, 21 shkurt, NOA – Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në lagjen “Gurra” të Lezhës, persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi lënde plasëse në auto-veturën tip Benz me targa LE 6593 A.
Ngjarja bëhet me dije prej forcave policore të këtij qyteti, duke saktësuar se ky automjet ishte në pronësi të 40-vjeçarit Klajdi Gjergji, i cili e kishte parkuar atë në afërsi të banesës së tij.
Siç mësohet, nga shpërthimi i lëndës plasëse është dëmtuar lehtë mjeti, por dëme në njerëz nuk ka patur.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe po punohet në dy pista, ndërsa janë shoqëruar 3 persona.
Po punohet për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje, si dhe për përcaktimin e lëndës plasëse ... (vijon)
n.e/NOA