English

Topi: Drejtësi dhe dinjitet për ish të përndjekurit

Tiranë, 21 shkurt, NOA – Presidenti Bamir Topi ka bërë apel ndaj klasës politike dhe qeverisë për t’i kushtuar më shumë rëndësi shtresave të ish të përndjekurve. Në ceremoninë e dekorimit të disa prej figurave që janë dënuar nga komunizmi dhe që kanë ndihmuar ën rrëzimin e tij, Topi është ndalur dhe në atë që ai e cilësoi nevojë për të mos harruar.

“Lufta e klasave, përndjekja deri te pasardhësit, shkelja e të drejtave të njeriut, duhen demaskuar publikisht dhe historikisht, vetëm në këtë mënyrë mund të flasim për një shtet të së drejtës. Duhet drejtësi dhe rivendosje e dinjitetit”, tha Topi.

Ai u shpreh se fajtorët duhen ndëshkuar, “qoftë edhe moralisht, duke vendosur drejtësinë në vend”.

Ai ka theksuar se qëndrimi moral ndaj dramës së komunizmit duhet të jenë më i fortë edhe me krijimin e aktiviteteve kulturore dhe historike.

“Demokracia që po ndërtojmë nuk duhet të bazohen mbi shpërndarjen e fajit.

Ja pse dhe kjo ceremoni bazohet në vlerësimin e figurave më emblematike

Në cilësinë e një qytetari, pa marrë farë në konsideratë traumat familjare, jam përpjekur që ta shoh marrëdhënien me ish të përndjekurit politik, jo si çështje ndjeshmërie apo përfitimi politik, por si një detyrim moral”, tha Topi.

a.k.NOA

KOMENTE