English

Vetëvendosje: Do jemi një opozitë e fuqishme

Tiranë, 21 shkurt, NOA – Në seancën e parë të parlamentit të ri të Kosovës, u ulën sot 14 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje!.

“Lëvizja jonë pjesëmarrjen e saj në institucione e sheh në pozicionin e një opozite të fuqishme parlamentare dhe jashtëparlamentare”, citon deklarata e Vetëvendosjes lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar se Vetëvendosje e ka lexuar tekstin e betimit dhe është në dijeni të procedurës formale rreth tij të përshkruar në fund të pikës së parë të Nenit 10 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Çdo teprim që organizohet nga ish pushtetarët me këtë rast do ta trajtojmë si provokim dhe ndaj tij do të reagojmë me vendosmëri”, citon Vetëvendosje.

n.e/NOA

KOMENTE