Prishtinë, 22 shkurt 2011, NOA – Behxhet Pacolli është zgjedhur para pak minutash Presidenti i republikës së Kosovës. Pas dështimit në dy raundet e para ku nevojiteshin 81 vota, Pacolli ka marrë 62 vota, në raundin e tretë të votimit të fshehtë për Presidentin e Kosovës.
Në këto votim morën pjesë 67 deputetë. Për Pacollin votuan pro 62 deputetë, katër votuan kundër dhe 1 deputet abstenoi.
Në bazë të Kushtetutës së Kosovës Kreu i AKR-së është zgjedhur sot Presidenti i Shtetit më të rim, Kosovës.
Pacolli sapo u betua në Kuvendin e Kosovës si Presidenti i ri i saj.
Në votim nuk morën pjesë deputetët e opozitës së Kosovës, të cilët e bojkotuan seancën e jashtëzakonshme që në pikënisje të saj.
Pacolli mori vetem nje vote me shume nga numri i kërkuar per kete raund, qe eshte 61 vota.
mit/NOA