Shkodër, 22 shkurt, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot nga Shkodra se zgjedhjet e 8 majit do të jenë një fitore e Partisë Demokratike, ndaj filozofisë së dhunës.
Duke u ndalur në ngjarjet e 21 janarit, Berisha u shpreh se “krerët e opozitës e rrethuan kryeministrinë dhe e sulmuan me bomba molotov”.
Kreu i qeverisë theksoi se do të ketë një hetim të plotë të ngjarjes së 21 janarit dhe se gjithë përgjegjësit për situatën e krijuar do të vihen para përgjegjësisë. Ai u ndal në sulmin ndaj kryeministrisë duke u shprehur se “askush nuk mund të cenojë institucionet” dhe se “personat përgjegjës do të përgjigjen para ligjit”.
Kreu i qeverisë theksoi dhe gatishmërinë e tij për të hetuar të plotë 21 janarit, ndërsa shtoi se edhe “ndërkombëtarët kërkojnë hetimin e 21 janarit”.
a.k/NOA