E martë, 22 shkurt 2011, NOA- Pasditen e sotme, u betua kabineti i ri qeveritar në Egjipt.
Pavarësisht ndryshimeve, në radhët e figurave të vjetra, do të vazhdojë të jetë Ministër i Mbrojtjes Mohamed Hussein Tantaui, i cili mban këtë post që prej 20 vitesh dhe është njëkohësisht edhe drejtuesi i Këshillit të Lartë Ushtarak, që për momentin drejton vendin.
Ndërsa disa poste janë ndryshuar, por jo ato kyçe pasi Ministria e Brendshme, e Jashtme, e Financave dhe ajo e Drejtësisë, vazhdojnë të kenë të njëjtët drejtues.
Grupi më i madh opozitar, Vëllazëria Muslimane, nuk është përfshirë në kabinet.
Ndërkaq ajo e ka cilësuar qeverinë e re si një zgjatim të periudhës diktatoriale të Hosni Mubarak-ut.
Kabineti “i ri” u betua gjatë pasdites, në një ceremoni të transmetuar drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror.
a.y/NOA