Kosovë, 22 shkurt 2011, NOA – Ka dështuar edhe raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, ku kandidon i vetëm për këtë post, kreu i AKR-së Behxhet Pacolli. Edhe në këtë raund të dytë morën pjesë 67 deputetë.
Pro Pacollit kanë votuar në Kuvendin e Kosovës 58 deputetë, ndërsa kundër tij kanë votuar 7 deputetë, ndërkohë dy deputetë abstenuan.
Rishtas kanë rezultuar edhe dy fletëvotime të pavlefshme.
Duke qenë se Kushtetuta e Kosovës edhe për raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit kërkon 81 vota atëherë detyrimisht edhe ky raund cilësohet i dështuar.
Tashmë nis edhe raundi i tretë për votimin për Presidentin e ri të Kosovës, në të cilin nevojiten vetëm 61 vota.
Mbetet ende i vështirë konfirmimi me vota i Behxhet Pacollit si Presidenti i ri i republikës së Kosovës.
Në parlament pas largimit të deputetëve të opozitës kosovare ndodhet vetëm 67 deputetë, dhe ende nuk dihet nëse do të arrihet kuorumi i duhur për zgjedhjen e Presidentit.
mit/NOA