English

Dështon raundi i parë i votimit për Presidentin e Kosovës, nis i dyti

Prishtinë, 22 shkurt 2011, NOA – Dështon raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, pasi nga 67 deputetë të pranishëm në sallë kanë votuar pro Behxhet Pacollit vetëm 54 deputetë, ndërsa 11 kanë votuar kundër dhe dy fletëvotime ishin të pavlefshme.

Tashmë në bazë të Kushtetutës së Kosovës do të votohet në raundin e dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, në të cilin rishtas nevojiten 81 vota.

Pas numërimit të votave përfaqësuesi i komisionit të Procedurës Memli Krasniqi bëri me dije se për zgjedhjen e Presidentit do të votohet në raundin e dytë, i cili ka rinisur në këto momente.

Për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës edhe në këtë raund duhen 81 vota. mit/NOA

KOMENTE