English

Fajon: Vizat mund të aplikohen sërish

Bruksel, 22 shkurt, NOA – Raportuesja e Parlamentit Europian për vizat në Ballkanin Prendimor, Tania Fajon ka deklaruar sot se regjimi i vizave për Ballkanin mund të aplikohen sërish.

Eurodeputetja i është referuar çështjes së azilkërkuesve, duke deklaruar se kërkesat kanë qenë shumë të mëdha. “Ballkani duhet të përmbushë seriozisht detyrimet”, ka thënë sot gjatë një diskutimi lidhur me procesin e liberalizimit.

Eurodeputetja sllovene është shprehur se “kthimi i vizave mund të jetë proces i shkurtër”.

Fajon ka theksuar se gjasat janë për një vendosje të vizave për Serbinë. “Kjo mundësi ekziston dhe procedura e kthimit të vizave do të jetë edhe më e shkurtër, sepse disa vende si Franca dhe Holanda synojnë ta përshpejtojnë atë”, ka deklaruar Fajon.

a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE