Tiranë, 22 shkurt, NOA - Gjykata e Tiranës, vendosi sot pranimin e kërkesës dhe regjistrimin si person juridik të forcës politike "Partia Socialiste e Moderuar", me inicialet "P.S.M".
Bëhet me dije se kryetar i saj, është zgjedhur Gjergji Koja.
Partia Socialiste e Moderuar formohet si një parti e Qendrës së Majtë në Republikën e Shqipërisë dhe përbëhet nga ish-eksponentë dhe anëtarë të Partisë Socialiste.
Kjo parti i bashkohet mozaikut politik të spektrit të partive të majta në Republikën e Shqipërisë dhe konceptohet si një kontribuese domethënëse në ridimensionimin e votave të elektoratit për të majtën shqiptare.
Kurse disa nga anëtarët e Kryesisë së P.S.M janë:
1. Nazmir Bilani - Sekretar i Përgjithshëm, ish-deputet i PS; 2. Pandi Sare - Kryetar i Njësisë Bashkiake nr.7, Tiranë; 3. Ilir Kokona - Kryetar i Njësisë Bashkiake nr.3, Tiranë; 4. Elida Tepelena - ish-deputete e PS; 5. Lindita Spaho - Presidente e Federatës së Dancit Sportiv, Tiranë; 6. Neritan Kurteshi; 7. Gëzim Lahi – ish-sekretar i PS, Shkodër dhe ish-drejtor i KESH, Shkodër; 8. Hadër Çako - Fier; 9. Hysen Luga - Durrës; 10. Admir Xhani - Njësia Bashkiake nr.6, Tiranë; 11. Kujtim Musi – ish-kryetar i Organizatës së PS-së, Njësia 4, Tiranë; 12. Elion Semanaj – avokat; etj. n.e/NOA