Uashington, 22 shkurt, NOA - Hakerat islamik godasin faqen zyrtare të “Zërit të Amerikës”. Pas orës 8 të mëngjesit të ditës së martë, në faqen e internetit shfaqet një mesazh i hakerave islamik drejtuar Sekretares Amerikane të shtetit Hilari Klinton.
“Ne kemi dhënë prova që mund t`ja dalim. Dëshironi ju të dëgjoni zërin e vullnetit që buron nga zemra e kombeve të shtypur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?Bota islamike nuk i beson dredhive të SHBA-së.Ne ju bëjmë thirrje ju që të ndaloni ndërhyrjet në vendet Islamike.”
Ky mesazh i drejtuar Sekretares Klinton shfaqet në të gjithë rrjetet e Zërit të Amerikës në mbarë globin grupi i hakerave islamike me prejardhje nga Irani, kanë sulmuar në fund të vitit 2009 faqen e Twiter.
NOA