Prishtinë, 21 shkurt, NOA – Dega e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK) në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (JICA), kanë organizuar dje ligjëratën me titull “Roli i medieve në demokratizimin e vendeve pas konfliktit”, nga dr. Keiishi Hashimoto, Drejtor JICA-s për Ndërtimin e Paqes.
Hashimoto gjatë fjalimit ka përmendur tri sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen mediet në Kosovën e pasluftës.
“Sfidat për mediet në Kosovë janë Sundimi i Ligjit, financimi i medieve në mënyrë që të jenë imune ndaj korruptimit, profesionalizmi dhe gazetaria hulumtuese”, tha ai Hashimoto.
Ai ka theksoi më tek se pavarësia e mediave mund të lulëzojë vetëm me zhvillimin e një tregu të fort dhe të shëndoshë.
“Ky është një faktorë i rëndësishëm për rritjen e pagave te gazetarët dhe uljen e korrupsionit”, tha ai.
Hashimoto në ligjëratën e tij ka përmendur edhe disa raste në të cilat gjatë viteve ’90 mediat kanë ndikuar në nxitjen e konflikteve të ndryshme.
Ai si shembull ka marrë rastin e luftës së fiseve në Ruandë e cila sipas tij ka qenë nxitur nga mediat, gjë që është vërtetuar edhe në gjykatën ndërkombëtare për luftën e Ruandës.
“Shumë konflikte dhe gjenocide janë shkaktuar në botë gjatë viteve ‘90 pasi që u manipuluan nga politikanët e ndryshëm. Në Ruandë lajmet që janë shpërndarë nga mediat atje janë kanë pasur ndikim të madh në nxitjen e vrasjeve”, tha Hashimoto në ligjëratën e tij, para gazetarëve dhe studentëve të gazetarisë.
Më tej, ai ka deklaruar se mediet në shoqëritë demokratike luajnë rolin e kujdestarit ndaj politikanëve në mënyrë që të promovojnë transparencën, po ashtu promovimi i demokracisë përmes medieve është një rol tjetër që mediet luajnë në vendet demokratike dhe po ashtu mediet duhet të promovojnë mirëkuptimin.
Ndër të tjera, Hashimoto ka folur edhe për mënyrën e zhvillimit të medieve në përgjithësi duke thënë se mediet mundë të zhvillohen përmes legjislacionit vendor dhe ndërkombëtarë për mediet, po ashtu edhe profesionalizmit që është një faktor tjetër që mundë t’i ndihmoj mediet për zhvillimin.
n.e/NOA