English

Haxhinasto- D’Elia: Bashkëpunimi në kuadër të OSBE

Tiranë, 22 shkurt 2011, NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Shqipërisë, z. Saba D’ Elia.

Zyra e shtypit e MPJ-ve, bën me dije se gjatë takimit, Ministri Haxhinasto vlerësoi marrëdhëniet e ngushta e miqësore të bashkëpunimit dypalësh me Italinë, që sikundër cilësoi ai është partneri ynë strategjik.

Haxhinasto vlerësoi mbështetjen që qeveria italiane i jep Shqipërisë në procesin e integrimit evropian të vendit.

Më tej, Ministri Edmond Haxhinasto dhe Ambasadori D’Elia biseduan për çështje konkrete të bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare, veçanërisht të OSBE-së.

mit/NOA

KOMENTE