E martë, 22 shkurt 2011, NOA- Pas deklaratës së liderit Libanez Geddaf, i cili tha se nuk do të dorqhiqet, ka reaguar Lideri historik i Kubës, Fidel Castro.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO kanë një plan për të pushtuar Libinë, si një pretekst për t’i dhënë fund dhunës në vendin e Afrikës së Veriut.
“Mund të jesh dakord ose jo me Geddafi-n, por koha do të tregojë se kush ka të drejtë dhe kush gënjen. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë aspak të shqetësuara për vendosjen e paqes në Libi dhe ata nuk do të hezitojnë që të udhëheqin NATO-n, drejt një pushtimi të vendit të pasur me naftë. Kam bindjen se lajmërimi për këtë sulm do të bëhet brenda orëve apo ditëve të ardhshme. Gjëja më e keqe që mund të bëjmë tani është të heshtim, përpara një krimi që NATO është duke përgatitur të bëjë kundër njerëzve libianë”, deklaroi për mediat e Kubës Fidel Kastro.
Sipas tij njerëzit e drejtë duhet tu përgjigjen këtyre veprimeve jokorrekte, të cilat SHBA po ndërmerr.
Kastro përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, ju bashkua qëndrimit të
presidentit të Venezuelës, Hugo Chavez dhe Evo Morales-it të Bolivisë dhe Ortega-s së Nikaraguas.
Koloneli Gheddafi deklaroi se do të jepte dorëheqjen nëse do të ishte President, por se këtë nuk ka tagër ta bëjë, ngase sipas tij është një lider revolucionar dhe nuk është President.
Këtë deklaratë lideri revolucionar i Libisë e ka bërë përmes televizionit shtetëror libian, ku ai i bëri thirrje popullit të tij të ndalë protestat pasi në të kundërt Libia do të përfundojë në një luftë civile.
a.y/NOA