Prishtinë, 22 shkurt, NOA – Aleanca për Kosocën e Re nuk e kishte për hak të merrte postin e presidentit të Kosovës.
Kështu është shprehur Fatmir Limaj, nënkryetari aktual i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili lidhur me këtë ide të tij, nuk ka ngurruar të dalë kundër forcës politike që i përket.
Edhe pse menjëherë pas seancës së parë të kuvendit të Kosovës, ai ka deklaruar se do ta mbështesë qeverinë e re dhe se nuk i mbetet hatri aspak që do jetë ministër i saj, ai duket se nuk e gëzon aspak një mendim të tillë për presidencën.
Gjatë një interviste, ai është shprehur haptazi kundër koalicionit të arritur nga partia e tij me AKR-në e Bexhet Pacollit.
Sipas Limajt, nuk mundet që një parti me vetëm 2 përqind të votave, të arrijë një post kaq të lartë, edhe pse nga votat e saj varet mazhoranca e vendit.
“Unë e respektoj vullnetin e partisë, por unë kam mendimin ndryshe”, ka thënë Limaj lidhur me një fakt të tillë.
n.e/NOA