English

Limaj kundërshton vendimin e Thaçit dhe kandidaturën e Pacollit, voton kundër

Prishtinë, 22 shkurt 2011, NOA- Ndonëse ka marrë të gjitha votat e maxhorancës, vetëm njëri në radhët e tyre bëri diferencën.

Ishte Fatmir Limaj deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili nuk ka votuar pro emrit të Behxhet Pacollit për President.

Pas përfundimit të seancës parlamentare maratonë, vetë Limaj ka deklaruar për mediat se ai nuk e ka votuar kandidaturën e Pacollit për President.

Sipas tij ky qëndrim i tij ka ardhur pasi AKR nuk e meritonte, postin e Kreut të Shtetit, për faktin se, përqindja e fituar në zgjedhje nuk e justifikon mandatin e Presidentit.

Ndërkaq në mediat Kosovare flitet se ky kundërshtim duket se vjen prej faktit se Limaj nuk është përfshirë në asnjë nga postet e kabinetit qeveritar, i cili morri votëbesimin Megjithatë Behxhet Pacolli, është zgjedhur President i Republikës së Kosovës vetëm pas raundit të tretë të votimit, pasi në dy raundet e para ai nuk morri votat e mjaftueshme.

Në raundin e tretë, ku nevojiteshin 61 vota, nga 67 deputetë të pranishëm në seancë, Pacolli mori 62 vota pro, 4 kundër dhe 1 votë e pavlefshme.

a.y/NOA

KOMENTE