SHBA, 22 Shkurt NOA - Më në fund ka mbërritur momenti i debutimit komercial të Motorolës së ri Xoom, tabletës së parë me sistem operativ Android 3.0 për të mbërritur në treg. Zinxhiri amerikan i Best Buy, për shembull, ka hapur këtë vikend, prenotimet për tabletën e Motorolës, e cila është në pritje në dyqane, duke filluar nga 24 shkurti. Motorola Xoom do të jetë në shitje për një çmim prej 799 dollarësh në versionin kompatibël me Verizon Wireless. Në javët në vazhdim do të mbërrijë në treg dhe versioni i vetëm Wi-Fi, i cili do të ndiqet në fundin e vitit nga ai me lidhjen LTE.
r.b/NOA