Prishtinë, 22 shkurt 2011, NOA- (Update) Pak minuta më parë Parlamenti i Kosovës, miratoi kabinetin e ri qeveritar, me 65 vota pro dhe 1 kundër.
Ndërsa gjatë fjalës së tij Kryeministri i ri i Kosovës, Hashim Thaçi prezantoi edhe emrat e kabinetit të ri qeveritar.
Ai theksoi se zëvendës të tij do të jenë pesë persona, të cilët do të ushtrojnë postin e Zëvendëskryeministrit.
Disa nga emrat e kësaj qeverie, është ai i Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, si Ministre e Integrimit, Flora Çitaku, bie në sy edhe posti i Ministrit të Kulturës të cilin pritet ta mbajë Memli Krasniqi, dhe një ministri tjetër, atë të Shëndetësisë pritet ta drejtojë Fehmi Agani.
Pas përfundimit të procesit të votimit, kabineti i ri qeveritar bëri betimin për zbatimin me ndershmëri të detyrës.
Gjatë fjalës së tij, tashmë si Kryeministër i rizgjedhur në mandatin e dytë të tij, Hashim Thaçi u shpreh se, për Kosovën u hap një kapitull i ri, ai i Kosovës Europiane.
Ai së bashku me kabinetin e tij u zotuan për ushtrimin me ndershmëri dhe përkushtim të posteve qeveritare.
Me miratimin e kabinetit “Thaçi 2” përfundoi edhe seanca-maratonë e Parlamentit të Kosovës.
Në këtë seancë krahas qeverisë u zgjodh edhe Presidenti i ri i Kosovës, Behxhet Pacolli.
a.y/NOA