English

Në modë e zhveshura por, në stilin horror

Londër, 22 Shkurt NOA - Veshjet ose më mirë zhveshjet, janë shndërruar në një objekt të përhershëm polemikash. Në pasarelat e javëve të fundit të modës, u dhanë mesazhe të qarta për sa i përket mënyrës se të veshurit, e cila sa vjen e bëhet më trasgresive dhe ekstreme. Në London Fashion Week javën e shkuar, stilisti francez Charlie Le Mindu, vuri në skenë një shfaqje të vërtetë horror. Modele tërësisht të zhveshura, të lyera kudo nëpër trup me bojë të kuqe gjaku, me këpucë me takë të lartë dhe me një etiketë në të cilën shkruhej “Dhunë”, të tjera me korse plastike transparente dhe me maska anti-gaz në fytyrë sfiluan në pasarelën franceze… Këto “zhveshje” sado trendy të konsiderohen, ndoshta nuk janë zgjidhja ideale e veshjes në një party apo një shëtitjeje të zakonshme, por ama janë mënyra ideale për të lënë gojëhapur, në disa raste dhe për të frikësuar apo përhapur polemika.

r.b/NOA

KOMENTE